FMN ra dakord për paketën e huasë prej 15.6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me një hua prej 15.6 miliardë dollarësh për të ndihmuar në shmangien e problemeve financiare për shkak të luftës me Rusinë, tha në një deklaratë të martën.
Paketa – e cila i nënshtrohet miratimit nga bordi ekzekutiv i FMN-së – synon të mbështesë rimëkëmbjen e Ukrainës pasi pushtimi i kryer nga Rusia “vazhdon të ketë një ndikim shkatërrues në ekonomi”, tha Gavin Grey, shefi i misionit të FMN-së për Ukrainën.
“Qëllimet kryesore të programit të autoriteteve janë të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe financiar në rrethana të pasigurisë jashtëzakonisht të lartë, të rivendosin qëndrueshmërinë e borxhit dhe të mbështesin rimëkëmbjen e Ukrainës në rrugën drejt pranimit në BE në periudhën e pasluftës”, tha Grey.
Fondet po shpërndahen si pjesë e një marrëveshjeje katërvjeçare të arritur midis FMN-së dhe Ukrainës.
Fraksion.com