“Do i japim motivim mjekëve të rinj”, Rama: Do përgatisim një program të posaçëm për mjekët specialistë që vijnë çift!
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po bën gati një program të posaçëm për mjekët e rinj specialist. Për ata që paraqiten çift, Rama thotë se do i mbështesin me marrjen e një shtëpie në kushte krejtësisht të tjera nga ato që ka tregu.
“Këtë moment mezi e kemi sepse është spitali më i madh që kemi pritur ndër vite. Ta gëzojmë e të ndihen çdo ditë të motivuar për të ardhur në punë. S’dua të zgjatem me investimet apo me zgjatjen e mëtejshme të QSUT se këto i preku pak ministrja por dua të qëndroj pak te mjekët, infermierët, profesorët e nderuar që prej vitesh shërbejnë dhe më vjen shumë mirë që edhe pse vonë do të përgatitemi për një rritje tjetër të rëndësishme të pagës së tyre. Edhe kjo besojmë është e pamjaftueshme ndaj do të publikojmë program të posacëm për mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë, për të garantuar strehimin e mjekëve të rinj specialist natyrisht kur të paraqiten çift.
Për të gjithë çiftet e reja të mjekëve specialist të jenë subjekte të këtij program ku shteti, qeveria do t’i mbështesë për marrjen e një shtëpie në kushte të tjera nga ato të tregut.
Do i japim motivim mjekëve të rinj por besojmë se përtej motivimit, ky është detyrim që shteti do e marrë përsipër në kushtet kur plotësimi i nevojave me shërbim mjekësor e shëndetësor është objektiv që do e arrijmë por edhe sfidë si rezultat e lëvizjeve migratore të mjekëve dhe infermierëve. Ata që kanë lëvizur e kanë shkuar përpara kanë krijuar reputacion shumë të mirë”, tha Rama nga Spitali Qendror, një spital krejt i ri për sëmundjet e brendshme në QSUT.
Fraksion.com