A është Kristi xheloz për afrimitetin e Keisit me të? Lorenci: Ata nuk janë bashkë, ai s’diti ta mbajë
Kristi dhe Keisi nuk janë më bashkë. Këngëtarja deklaroi se nuk ka më pëlqim për Kristin dhe kjo është arsyeja e distancimit të saj nga ai, madje mbrëmë tha me gojën e saj se këtë vendim e mori krejt “papritur.”
Por, ftohja e Keisit u vu re pas hyrjes së Lorenc Hasramës në shtëpi. Që natën e parë që u bë pjesë e formatit, kudo në rrjetet sociale shpërthyen thashethemet se ai ishte ish-i i Keisit. Dyshja shihen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në shtëpi, ndonjëherë edhe duke u ngacmua me fjalë ose përkëdhelje.
Kështu ndodhi edhe së fundmi, ku në këtë mes u përfshi edhe Kristi. Ishte Jori ajo që e pyeti Kristin nëse është xheloz për Lorencin.
Biseda:
Lorenci: Edhe një javë jam këtu e sigurt.
Keisi: Sa më bëhet qejfi.
Lorenci: Ti se ke idenë sa më bëhet mua.
Jori: Kristi nuk je xheloz që Lorenci flet me Keisin në mënyra kështu?
Kristi: Fare!
Lorenci: Pse duhet të bëhet xheloz ai, ato s’janë bashkë, ai nuk diti ta mbajë. Po të dinte ta mbante.
Fraksion.com