Life StyleTë fundit

Veprimet e fundit në Instagramin e Luizit u monitoruan nga një “dorë” të fshehtë? Si ndikoi “Top Channel” në ndryshimet e rrjetit social

Ndryshimi i Instagramit i Luiz Ejllit duket se fsheh diçka tjetër pas, e jo nuk janë familjarët. Anaid Kaloti, sqaroi sot në një video-live në ‘Tik Tok’ se pas ndryshimit të rrjetit social fshihet “Top Channel”.

Ai u shpreh se e gjitha nisi pas hapjes së ‘Go fund me’, atëherë kur media nisi një rrugë ligjore duke kërkuar të drejtën e imazhit pasi Luizi është pjesë e atij formati.

Anaidi tha se ‘Top channel”, ka arritur të marrë firmën e Luizit duke i thënë se imazhi i tij po keqpërdoret jashtë shtëpisë.

“Mbasi ka hyrë B52 në shtëpi, Jurgenës i është tentuar t’i merret faqja, këtë mund ta pohojë dhe vetë ajo me zë e figurë, dhe nga Meridiani dhe nga avokati i Top Channel. Në momentin që është hapur “Go fund me” pa lejen e Luizit, me foton e Luizit dhe me fytyrën e Luizit dhe me kauzën e Luizit, Top Channel i lind e drejta që të thotë se imazhi jot po keqpërdoret jashtë, ja ku e ke letrën, firmos.

Nuk dihet si qëndron e vërteta mirëpo duhet pranuar se menaxhimi i rrjetit social nga e motra, Ina, ndodhi shumë papritur. Në rrjet pyetjet janë të shumta si; pse e morën përsipër deri tani? Pse pikërisht tani, kur u hap ‘go fund me’?

I vetmi që mund të sqarojë publikun është Luizi e do na duhet të presim derisa ai të lërë shtëpinë.

Kujtojmë se Instagrami i Luiz Ejllit, i cili ka arritur mbi 600 mijë ndjekës, ka ndryshuar emër dhe foto profili. Duket se ‘Gena’ e famshme është lënë jashtë loje, e motra e Luizit, Ina do jetë ajo e cila do menaxhojë profilin e vëllait të saj.

Ina, ka ndryshuar ‘username’, duke e vendosur emrin nga Luiz, në Ina, ndërsa në përshkrim shkruan: Motra e Luizit.

Po ashtu, për këtë ndryshim të madh, ato shkruajnë për publikun:

Fansa të dashur. Për arsye sulmesh deri në ekstrem, për të vjedhur këtë instagram motra e Luizit, që është zotëruesja e këtij Instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri, familja e Luizit.

Nuk dihet se përse ndodhi ky ndryshim i papritur, mirëpo vlen të theksohet se kjo ndodh në mesin e krijimin të ‘Go Fund me’, aty ku po grumbullohen mijëra euro për Luizin. Duket se shoqja e tij, Gena ka hequr nga vetja këtë ‘barrë’, e tashmë familja do e menaxhojë.

Apo mos e gjitha është një ‘kamuflim’, për të larguar vëmendjen nga Gena e famshme?

 

Fraksion.com