AktualitetEkonomiTë fundit

Tregu i letrave me vlerë në shkurt, rënia më e madhe e interesit për obligacionin 5-vjecar

Normat e interesit në tregun e letrave me vlerë të qeverisë (bonot e thesarit dhe obligacionet) u përfshinë në zhvillime të vrullshme vitin e fundit për shkak të trendit në rritje Yield-it nga vendimet e bankave qendrore në të gjithë botën për të rritur normat bazë të interesit si një mjet për të luftuar inflacionin së rritur pas luftës në Ukrainë.

Në tregun e brendshëm interesat e letrave me vlerë njohën kulmin në muajin dhjetor 2022, teksa në fillim të vitit 2023 interesat e instrumenteve të borxhit po vijnë në rënie të qëndrueshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në shkurt 2023, krahasuar me janarin 2023, pati rënie të Yield-ve përgjatë të gjitha maturiteteve, veçanërisht për instrumentin 5 vjeçar. Me një 21 shkurt obligacioni referencë 5-vjeçar u kuotua me 5.03% interes, ndërkohë ishte në datat 1-3 shkurt ishte në nivelin 6.00%.

Për obligacionet referencë 3-vjeçare, në muajin shkurt 2023, vlera më e ulët e fiksit u shënua në datën 21 shkurt në nivelin 4.44%, ndërkohë, vlera më e lartë ishte në datën 1 shkurt në 5.35%.

Për obligacionet referencë 4-vjeçare, në muajin shkurt 2023, vlera më e ulët e fiksit ishte në datën 21 shkurt në nivelin 4.84% dhe vlera më e lartë në datën 1 shkurt në nivelin 5.65%.

Për bonot e thesarit, yield-i mesatar i ofertave konkurruese varioi nga 2.76% për maturimin 3 mujor në 4.86% për maturimin 12 mujor, ndërsa për obligacionet varioi nga 4.98% për maturimin 3 vjeçar në 6.80% për maturimin 15 vjeçar.

Raporti i mbulimit varioi nga 0.80 për obligacionin 3 -vjeçar në 3.53 % për obligacionin 7-vjeçar, me dy ankande të pambuluar. Gjithashtu, në muajin shkurt u rihap një obligacion 2-vjeçar, me shumë totale të alokuar prej 4.600 miliardë lekë.

Në përputhje me kalendarin tremujor të emetimeve, në muajin shkurt 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi dhjetë ankande, duke ofruar 48 miliardë lekë në total, prej të cilave 30.5 miliardë lekë bono thesari dhe 17.5 miliardë lekë obligacione.

Totali i tregtimit në tregun sekondar në Janar-Shkurt 2023 arriti vlerën 766.4 milionë lekë, i përbërë nga 11 transaksione. Transaksionet janë kryer kryesisht ndërmjet zhvilluesve të tregut apo ndërmjet zhvilluesve të tregut dhe bankave. Tregtimi i obligacioneve referencë për shkurt 2023, raportuar nga pesë Zhvilluesit e Tregut, arriti vlerën 408.70 milionë lekë.

Në mars 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë planifikon të emetojë 40.0 miliardë lekë.. Në datën 7 Mars u rihap obligacioni 2-vjeçar me vlerë 4 miliardë lekë, si dhe më 15 mars u rihap obligacioni 7-vjeçar me vlerë 1,5 miliardë lekë. Gjithashtu, 16 mars u rihap obligacioni reference 3-vjeçar me vlerë 2 miliardë lekë si dhe në datën 20 mars obligacionin reference 5-vjeçar me vlerë 3 miliardë lekë./monitor.al

 

 

Fraksion.com