Raporti KLSH: KESH keqmenaxhoi kaskadën mbi Drin, u rrit me 156% importi i energjisë elektrike, qeveria dha 165 milionë euro për kolapsin
Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit nga KESH ka përkeqësuar krizën energjitike, duke sjellë si pasojë rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në kohën kur çmimet e energjisë elektrike në bursë ishin shumë më të larta. Ky është konkluzioni i një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi performancën e kompanive shtetëror në administrimin e rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin, prodhimin dhe shpërndarjes së energjisë elektrike për vitin 2021-2022. Sipas KLSH-së, nga veprimet abuzive të KESH, importit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2022, u rrit me 156% krahasuar me 2021, duke rritur koston në buxhetin e shtetit, respektivisht për taksapaguesit shqiptarë.
Kriza, e cila sipas KLSH-së është stimuluar edhe nga KESH, detyroi qeverinë që të injektonte 165 milionë euro dhe 20 miliard lekë, për të evituar kolapsin energjtik. Gjatë periudhës janar 2021 deri në qershor 2022, janë shpenzuar rreth 650 milionë euro për blerje energjie. Konkretisht, sipas raportit, Rënia e nivelit të liqenit në muajin Tetor 2021, ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së Drinit nga KESH, për ruajtjen e kuotave të prodhimit dhe nivelit minimal të lejuar.
Në periudhën e thatë, në kushtet e mungesës së prurjeve; KESH rriti nivelin e shfrytëzimit të HEC-ve në periudhën qershor-gusht 2021, duke prodhuar gati 30% të kërkesës së kontraktuar me furnizuesin që siguron të drejtën e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët familjarë dhe konsumatorët e vegjël jo familjarë. Një tjetër, element që sipas KLSH-së ka përshkallëzuar krizën energjetike, është niveli i lartë i humbjeve në shpërndarjen e energjisë elektrike, 21%14 për 2021 dhe 20% në 2022.
“Niveli i lartë i humbjeve, është pasojë e investimeve të pamjaftueshme në infrastrukturën e sistemit të shpërndarjes dhe mos implementimit të sistemit inteligjent të matjes”, thuhet në raport. KLSH ka verifikuar operacionet tregtare te shitje/blerjes të realizuara nga KESH për vitin
2021. Çmimi i shitjes së energjisë është më i lartë se sa çmimi i blerjes. Por, KESH ka blerë sasi më të larta dhe në këtë mënyrë ka krijuar 6.8 milionë euro efekt negativ.
Për të zbutur krizën, KLSH thekson se sfida kryesore e KESH ngelet TEC Vlora, kapacitet të instaluar 98 MW, por që nuk funksionon. Për projektin e TEC-it Lundrues, KLSH konstaton koston e madhe të prodhimit të energjisë. Sipas raportit, qeveria duhet të kombinojë prodhimin të energjisë elektrike nga dy burime të rinovueshme të saj, siç janë dielli edhe uji, për të mbuluar me energji elektrike nevojat e vendit.
Fraksion.com