Rama takon kreun e Parlamentit grek: Qytetarët në vendet respektive, urat e forta mes nesh
Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Athinë nga kryetari i Parlamentit grek, Constantine Tassoulas.
Kryeministri Rama shprehu falënderimet për mikpritjen ndërsa u shpreh se është kënaqësi e veçantë që ndodhet sot në Athinë.
Kryeministri vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
“Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë është shumë e madhe. Dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë padyshim dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh janë qoftë me qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, tha Rama.
Nga ana e tij, Tassoulas u shpreh se temë e bisedimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve duke pasur si urë të pakthyeshme minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi.
“Në vizitën e fundit të kryeministrit grek në Derviçan, që e shoqërua edhe ju zoti Kryeministër janë thënë fjalë shumë të sakta për progresin e Shqipërisë dhe prosperiteti ne minoritetit grek në Shqipëri dhe për për përshpejtimin europian të vendit tuaj”, tha ai.
Tassoulas vuri në dukje se Greqia festoi dy ditë më parë 20-vjetorin në BE.
“Vetëm nga programet në fushën e bujqësisë në këto 40 vite Greqia fitoi 200 miliardë euro. Me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt BE-së. Me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin europian të Shqipërisë. Të dyja vendet tona duke pasur ura lidhëse minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi po ecin përpara. Me këto mendime, me konfirmimin dhe duke qenë i sigurt për përmirësimin e marrëdhënieve tona e jetesës së minoritetit grek në Shqipëri dhe të nivelit të jetesës në përgjithësi në Shqipëri ju uroj mirëseardhjen në parlamentin helen. Uroj që organizimi i kujdesshëm i politikës së jashtme të jetë në dobi të dy vendeve tona”, tha ai.
Fraksion.com