“Mbështesim fuqishëm Luçiano Boçin në Elbasan”, Meta: Do mbështesë të rinjtë në rrugën e dijes
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vjen me një apel, ku iu bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të votojnë për kandidatin e opozitës, Luçiano Boçi në zgjedhjet e 14 majit.
Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se Partia e Lirisë mbështet fuqishëm kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit.
Mesazhi i Metës:
Me Profesor Luçiano Boçin, Elbasani do të hyjë i sigurtë në rrugën e zhvillimit dhe të ndryshimit.
Ne mbështesim fuqishëm Kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit për realizimin e Kartës së Studentit dhe Kartës së Nxënësit, që do lehtësojnë e mbështesin të gjithë të rinjtë në rrugën e dijes.
Fitorja më 14 Maj, me të rinjtë dhe për të rinjtë e Elbasanit.✌️🇦🇱
#PartiaeLirise #BashkeFitojme #Elbasan #LucianoBoci #14Maj #NdryshimMeCdoCmim
Fraksion.com