AktualitetTë fundit

“Kanosi me kallashnikov familjarët e tij”, parandalohet krimi në Tiranë: Pranoset 41-vjeçari

Parandalohet një krim i rëndë në një familje në Kombinat. Burime zyrtare nga policia, në kuadër të operacionit të koduar “Afternoon”, arrestuan 41-vjeçarin Julian Xhima.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar 41-vjeçarin, ndërsa kanë sekuestruar një kallashnikov.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”. Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

 

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat.

Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Fraksion.com