“Emigrantët e paligjshëm”, Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak!
Këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Britani të Madhe. Gjatë kësaj vizite, Rama do të zhvillojë një takim për herë të parë zyrtarisht me homologun e tij, kryeministrin Britanik Rishi Sunak.
Ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve dhe bashkëpunimi bilateral i dy qeverive. Në këtë vizitë, kryeministrit Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen pikat e mëposhtme:
Si po i përgjigjet Shqipëria agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës?
Ku beson Tirana se Kina përbën kërcënimin më serioz?
Si mund t’i përgjigjen më mirë vendet evropiane migracionit të paligjshëm dhe të kontrollojnë më mirë fluksin e njerëzve?
Si ndikohet rajoni i Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe si mund të kontribuojë në sfidat e sigurisë të paraqitura nga lufta?
Lajm në përditësim…
Fraksion.com