AktualitetPolitikëTë fundit

Alibeaj ankimim në KQZ, kërkon çregjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kryetari i në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ankimoi sot në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Bëhet me dije se në këtë kërkesë është ankimuar regjistrimin i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjithashtu theksohet se Komisioni i Rithemelimit nuk mund të nxjerrë kandidatë në 14 maj.

Në kërkesën e depozituar nga përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa kërkohet shfuqizimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

“Kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partisë Demokratike të Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër të autorizuar nga ana e tij, nuk ka shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, thuhet në ankesë.

Po ashtu në kërkesën e depozituar pranë KAS thuhet se marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti “Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kërkesën e depozituar pranë KAS.

 

Fraksion.com