Rama – fermerëve: Aplikoni deri më 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare
Kryeministri Edi Rama fton fermerët të aplikojnë nga sot e deri më 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.
Në një postim në rrjetet sociale Rama shprehet se fermerët të cilët duan të përfitojnë nga subvencionet në bujqësi mund të aplikojnë në platformën e-Albania.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Financave kanë miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën se si do të administrohet fondi prej 3.3 miliardë lekësh, me të cilin do të financohen në total 9 masa.
Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.
Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt. Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.
Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat organike për 100 deri në 200 mijë lekë për fermë të certifikuar.
Fondi do të mbështesë gjithashtu certifikimin Global GAP, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshimit; ndërtimin e tregjeve bujqësore si dhe punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushin fermerët janë: Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar. Përfitues mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv.
SHBB-të, GVV-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv. Përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqëror. ) Aplikimet për masat mbështetëse direkte me nr. 1-6 dhe 9 do të bëhen online.
Fraksion.com