AktualitetKosovaTë fundit

“Ne do të vazhdojmë”, Ambasadori amerikan në Kosovë: Zbatimi i marrëveshjes, vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së vendit

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur përsëri për arritjen e pajtimit për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.” – ka shkruar Hovenier.

Ky është reagimi i dytë i Hovenerit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

 

Fraksion.com