AktualitetBota+Të fundit

Medvedev: Urdhër-arresti kundër Putinit do të ketë pasoja ‘monstruoze’ për të drejtën ndërkombëtare

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për të lëshuar një urdhër arresti kundër pasardhësit të tij, Vladimir Putin, (i ciliduhet të dalë në gjyq për krimet e luftës në Ukrainë), do të ketë pasoja të rënda për të drejtën ndërkombëtare.

Sipas Medvedev, këto pasoja do të jenë montruoze.

“Ata vendosën të gjykojnë presidentin e një vendi të një fuqie bërthamore, e cila nuk është një vend anëtar i ICC për të njëjtat arsye si SHBA dhe vendet e tjera. Pasojat për të drejtën ndërkombëtare do të jenë monstruoze,” tha Medvedev përmes platformës Telegram.

 

 

Fraksion.com