“Hidhini ose…”, Kremlini urdhëron zyrtarët: Mos përdorni iPhone, Perëndimi mund t’ju vëzhgojë!
Zyrtarët e qeverisë ruse janë urdhëruar nga Kremlini që të ndalojnë përdorimin e iPhone-ve për shkak të frikës se pajisjet mund të kontrollohen nga shërbimet e inteligjencës perëndimore.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta ruse, “Kommersant” e cila shkruan e cila sqaron se në kuadër të një seminari për zyrtarët që merren me politikën e brendshme, Sergei Kiriyenko, nënkryetari i parë i administratës presidenciale, i ftoi ata të ndërrojnë pajisjet e tyre telefonike të paktën deri më 1 prill.
“Gjithçka ka mbaruar për iPhone; ose hidheni ose jepjani fëmijëve,” citohet të ketë thënë një nga pjesëmarrësit në takim.
Kremlini mund të sigurojë pajisje të tjera me sisteme të ndryshme operative për të zëvendësuar iPhone-ët, shtoi gazeta ruse.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pohoi se nuk mund të konfirmonte lajmin, por shtoi se iPhone është mirë të mos përdoren./BW
Farksion.com