Grabitet shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër, autorët marrin sendet e sanitareve
Shkolla 9 vjeçare “Ismail Qemali” një nga shkollat më në zë të Shkodrës është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Persona të paidentifikuar kanë arritur të hyjnë brenda ambienteve të shkollës, dhe objektiv ka qenë salla e kodimit e informatikës një investim i ri në këtë shkollë.
Por ato nuk kanë arritur të hapin derën e sallës duke arritur të marrin vetëm disa sende të sanitareve dhe një laptop në një nga ambientet e hapura të godinës së shkollës.
Fraksion.com