Aliebaj i kërkon Berishës të largohet nga selia e PD
Enkelejd Alibeaj është shprehur se ambientet e reja të PD së drejtuar prej tij janë të përkohshme pasi, selia që i takon me ligj është ajo ku qëndron Sali Berisha.
Alibeaj i ka kërkuar Berishës që të lirojë selinë, pasi sipas ligjit, atje duhet të zhvendoset ai së bashku me pjesën tjetër të PD.
Deputeti demokrat tha se nuk do të përsëriste kurrë dhunën e 8 janarit për selinë dhe se nuk e do përplasjen mes demokratëve.
“Zyrat e reja, të përkohshme përgjatë fushatës, në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë ato të 8 janarit. Unë kam këtë qëndrim, nuk jam nga ata që i çon demokratët pre emocioneve të tyre, njerëzore mbase, nuk i çoj njerëzit në konflikt dhe në përplasje, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do të mbyllen, besoj te ligji, kur ka një vendim gjykatë ai vendim pranohet, ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”, tha Alibeaj.
Fraksion.com