AktualitetTë fundit

“U nda nga djali 8 ditë pas lindjes”, para togave të zeza nëna lehonë: Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë, është 5 vjeçe

Në Gjykatën e Tiranës, po mbahet seanca për nënën lehonë të Shkodrës, Diana Bahçja Hoshi. Ajo ka treguar se “nuk ka qenë në dijeni të gjobës”.

“Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza”, tha thënë ajo në gjyq.

Ndërkohë mbrojtja kërkoi lirimin e menjëhershëm, me të cilin ishin dakord dhe prokurorët, por kërkuan shlyerjen e gjobës prej 2.5 mln lekësh të vjetra.

Avokatët kërkojnë lirimin e saj, pasi dëmton shëndetin e fëmijës, por edhe të vetë asaj. Të pranishëm në seancë janë edhe bashkëshorti i saj, si edhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkit dhe të organizatave të tjera.  Kërkesa për pezullimin e ekzekutimit po gjykohet nga gjyqtari Ardit Mustafaj.

Diana Kolaveri Hoshi është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

 

Fraksion.com