Pas Polonisë, edhe Sllovakia do të dërgojë 13 avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë
Sllovakia do të dërgojë 13 avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha të premten kryeministri Eduard Heger, duke e bërë atë anëtarin e dytë të NATO-s që premton avionin pas Polonisë.
“Premtimet duhet të mbahen dhe kur (Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelensky kërkoi më shumë armë, duke përfshirë avionë luftarakë, unë thashë se do të bëjmë më të mirën. Gëzohem që të tjerët (po) bëjnë të njëjtën gjë,” tha Heger në Twitter.
Ndihma ushtarake është thelbësore, shtoi ai, për të siguruar që Ukraina “mund të mbrojë veten” dhe Evropën kundër Rusisë.
#Slovak gov. just approved sending 13 #MiG29s to #Ukraine! Promises must be kept&when @ZelenskyyUa asked for more #weapons incl. fighter jets, I said we’ll do our best. Glad others’re doing the same. #Military aid’s🔑to ensure🇺🇦can defend itself&the entire #Europe against #Russia
— Eduard Heger (@eduardheger) March 17, 2023
Kujtojmë se Polonia ka njoftuar tashmë se do të transferojë katër avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë në ditët në vijim.
Presidenti polak Andrzej Duda tha se avionët – nga rreth një duzinë që kishte trashëguar nga ish-Republika Demokratike Gjermane – do të dorëzoheshin pasi të ishin servisuar.
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se vendimi i Polonisë për të dërguar avionë luftarakë është një “vendim sovran” që nuk do ta nxisë presidentin amerikan Joe Biden të dërgojë avionë F-16.
Fraksion.com