“McGonigal”, Berisha: Rama po paraqitet si ‘kokë turku’! Përzuri investitorët amerikanë nga fushat e naftës dhe ia dorëzoi…
Ish-kryeministri, Sali Berisha po mban ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Që në nisje të fjalës së tij Berisha tha se Rama është shndërruar në turpin e botës.
I ndalur tek afera McGonigal, ai tha se kryeministri Edi Rama po përpiqet të hiqet si ‘kokë turku’.
“Fundjavën e kaluar kam bërë takime në Korçë, Belsh, në shumë zona të tjera, kam paraqitur kandidatë me një shkallë të lartë. Sot jam në Vlorë, dje isha në Lushnje. Pra, pranvera do të jetë pranvera e fitores mbi monizmin, ndonëse këto janë zgjedhje lokale. Shpreh falënderimet më të përzemërta për qytetarët e Korçës, Pogradecit, Mirditës, Lushnjes për këtë besim të madh që po shprehin tek PD për këtë revoltë të vërtetë që ndjejnë ndaj makinacioneve të turpshme të Edi Ramës dhe të të dy pengjeve të tij. Shqiptarët po kuptojnë se cili është morali I atij që është sot kryeministër dhe është shndërruar në turpin e Shqipërisë, Europës dhe Shqipërisë së lirë për të cilin mediat e botës po shprehin çdo ditë, po e damkosin me epitete nga më të rëndat. Afera e McGonigal ishte një goditje, ndaj këtij. Edi Rama u tha këto ditë mediave të huaja se ai ën aferën e McGonigal ishte kokë e turkut. E kupton vetë se ka marrë fund, por përpiqet të hiqet si kokë turku. Rekrutoi në korrupsioni krye-zbuluesin e SHBA. Është përgjegjës, bashkë me Deripaskën, kryesor për qëllime të ndryshme në rekrutimin e krye-zbuluesit të SHBA-ve. Të dhëna tronditëse ka sjellë dje në media , ish-presidenti i Dhomës Shqiptare Amerikane të Tregtisë, që denoncoi publikisht Edi Ramës. Investitorë amerikanë janë përzënë nga Shqipëria dhe fushat e naftës i janë dorëzuar gazpromit rus. Deripaska ka marrë deri në 2022 pagesa me 6 sipërmarrje në Shqipëri. Por përzënia e investitorëve amerikanë dhe zëvendësimi I tyre me investitorë rusë, përveç orientimit strategjik shumë të gabuar dëshmon se Rama dhe McGonigal kanë marrë valixhe me para ruse dhe janë paguar për licenca në të gjithë këtë aferë. Ata që kanë humbur janë shqiptarët që do të paguajnë gjobë. Rama është i zhytur fund e krye, unë do të thoja deri në flokë, në skandale dhe afera që duhet të përgjigjet para drejtësisë”, tha Berisha.
Fraksion.com