AktualitetPolitikëTë fundit

“KQZ ka shkelur ligjin me PD”, Ngjela: Po s’u bë lufta anti-korrupsion, shkatërrimi do jetë i madh!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lëvizjet e fundit të SPAK, ku pranë këtij institucioni të rëndësishëm të drejtësisë janë thirrur për t’u marrë në pyetje një sërë emrash zyrtarësh.

Në një lidhje përmes skype për News24, Ngjela tha se po nuk u bë lufta anti-korrupsion në vend, shkatërrimi do jetë shumë i madh.

“Në SPAK janë thirrur shumë emra të rëndësishëm, Meta, apo Mediu. Ne presim që SPAK të godasë, të godasë zyrtarë të lartë, kryeministra apo ministra. Korrupsioni është gjë normale në të gjithë botën. SPAK është ndërtuar për ata. Po mos të ishte në nivele të larta, s’do dilte SPAK. SPAK nuk e kemi ndërtuar ne. Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington ka thënë; SPAK e drejtojmë ne. Do e çojnë apo jo deri në fund luftën kundër korrupsionit, do e shohin. Do shikojmë se si do ecë lufta anti-korrupsion në Shqipëri. Po nuk u bë lufta anti-korrupsion, shkatërrimi do jetë shumë i madh.”, theksoi ai.

Duke u ndalur te situata në PD dhe debatet mes dy palëve se kush e drejton këtë parti dhe cila duhej të futej në zgjedhje, avokati tha se KQZ ka shkelur ligjin. Ai tha se nuk dihet nëse do të arrestohet apo jo Celibashi, kur të vendoset ligji.

 

 

“KQZ ka shkelur ligjin. Do e arrestojnë apo jo Celibashin, kur të vendoset ligji, nuk e di. PD është ajo e Alibeajt. Nuk ka parti tjetër, se s’mund të dalin dy PD. E dini ju Celibashin? Duhet të ishte në burg që në 2013. Ka manipuluar votat për Ramën. 400 votues gjithsej, 1000 vota për Ramën. 60% të fletëve të votimit. Do shpëtojë ndonjëherë apo jo ai njeri. Nuk e di se çfarë kosto, por ajo është PD, dhe demokratët duhet të votojnë. Do shohim se si do të dalin sondazhet. Pastaj do diskutojmë. Atje ka vetëm një PD, ajo do hyjë në zgjedhje. Demokratë është mirë që të votojnë dhe mos ta lënë në mëshirë të fatit.”, pohoi avokati.

 

Fraksion.com