AktualitetTë fundit

Del para gjykatës nëna lehonë

Ka dalë para gjykatës së Tiranës Diana Bahçja, nëna lehonë e cila u arrestua nga policia, duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh.

Kjo pasi i ishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.

Kujtojmë se gratë nga forumi i PD dhe PL kanë qenë sot në ambientet e burgut të ri të grave, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj teksa theksuan se nëna duhet të ishte pranë foshnjës dhe jo në burg.

 

Fraksion.com