“Ti luan bukur dhe butë e mençura ime”, Deamishel përlotet nga mesazhi i së ëmës
Teksa të gjithë banorët lexuan mesazhet që mbështetësit, por edhe familjarët e tyre kishin shkruar për to, Dea ishte njëra prej banoreve që u përlot, kur lexoi mesazhin e mamasë së saj.
Lori, mamaja e Deas i tha asaj se ajo luan shumë butë dhe bukur.
“Ti luan bukur dhe butë e mençura ime. Më ka marrë malli shumë, të dua!”, ishte ky mesazhi i mamasë së Deas.
Banorja sapo e lexoi mesazhin u përlot dhe tha se e ka menduar shumë mamin ditët e fundit dhe se e ka marrë shumë malli për të.
Deamishel i tha së ëmës se kishte shumë nevojë për fjalët e saj dhe e falenderoi për mesazhin.
Fraksion.com