AktualitetLife StyleTë fundit

“Sot është bërë histori”, Leonardo di Caprio reagon pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar

Aktori dhe aktivisti, Leonardo DiCaprio ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar.

Ai e quan një ditë historike shpalljen Park Kombëtar Vjosën, ndërsa falënderon të gjithë personat që kontribuuan.

“Sot është bërë histori. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!e”, shkruan Di Caprio.

Ai është një prej personazheve publikë që ka lobuar shumë për ruajtjen e natyrës, përfshirë edhe lumin Vjosa në vendin tonë.

 

Fraksion.com