AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Për pasaportat e arta, presim vendimin e Gjykatës Europiane! Nga amnistia nuk heqim dorë, vazhdojmë punën me ekspertët

Kryemininistri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi foli për pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale, dy çështje që janë kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Europine.

Rama tha se për pasaportat fiskale, pritet vendimi i Gjykatës Europiane.

“E kemi pezulluar deri kur kur të sqarohet qëndrimi nga Komisioni Europian. Ka një çështje në Gjykatën Europine. Nëse do të vendosë kundër pasaportave të arta, kjo është çështje e mbyllur. Nëse vendos pro, secili vend bën zgjedhjen e vet”.

“Kemi folur dhe për amnistinë fiskale. Qëndrimi ynë është i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht se kjo nuk është gjë e mirë në parim. Kemi arsyet tona të mendojmë se kjo është gjëja e duhur. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët”.

 

Fraksion.com