Putin thotë se Rusia po përballet me një “luftë sanksionesh”
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po godet Rusinë me një “luftë sanksionesh”, të cilën ai e fajësoi për rënien e PBB-së së vendit.
“Ishte 4.7% (rënie e GDP) për arsye të njohura, siç e dini – lufta e sanksioneve, sfidat e paprecedentë nga ekonomia globale dhe në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare,” tha Putin. “Këto probleme, siç e dini, nuk janë krijuar nga ne.
Ai i bëri komentet në një kongres vjetor të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve, fjalimi i tij i parë drejtuar komunitetit të biznesit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Rusia po e zhvendos ekonominë e saj drejt vendeve që nuk kishin vendosur sanksione, shtoi ai, duke u kërkuar udhëheqësve të biznesit të ndihmojnë në ndërtimin e një ekonomie të re ruse dhe duke i falënderuar ata për përpjekjet e tyre për të ndihmuar shtetin rus.
“Sipërmarrësit rusë gjithmonë – në epokën para-revolucionare, në dekadën e fundit – kanë luajtur një rol të madh konstruktiv në Rusi, duke marrë përsipër përgjegjësi të mëdha në zhvillimin e territoreve të reja, mbrojtjen sociale dhe bamirësinë. Dhe (ata) gjithmonë kanë qenë krenarë për këtë. Ata kanë qenë krenaria e vendit tonë”, tha Putin.
Fraksion.com