Life StyleTë fundit

Pse janë distancuar Kristi dhe Keisi? Banorët nuk bien dakord për arsyet

Jo vetëm jashtë, por edhe brenda shtëpisë Krist Aliaj dhe Keisi Medini janë cilësuar si një “çift” i mirëfilltë. Kjo pasi dyshja e kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe nuk i kanë kursyer momentet romantike apo puthjet.

Por, sipas tyre, marrëdhënia që kanë nuk duhet të konsiderohet si një lidhje dhe ata nuk janë një “çift.” Kështu është shprehur vetë Keisi në një bisedë me banorët e tjerë.

Ditën e sotme, Keisi, duke folur për marrëdhënien e saj me Kristin, tha se nuk i pëlqen kur njerëzit i quajnë “të lidhur” apo “çift” sepse ata ende po njihen, janë të afërt dhe qëndrojnë me njëri-tjetrin, por i ka thënë “mjaft” cilitdo që pretendon se janë duke përjetuar një histori dashurie.

Kristi nga ana e tij, sot ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me distancimin nga Keisi, gjë që ka ardhur pikërisht pas largimit të babait të saj nga programi.

Biseda:

Kristi: Ka thënë ndonjë gjë Keisi? Se po më rri shumë distante.

Luizi: Ndjehet keq në momentet kur bën debate, sidomos me mua, nuk ka gjë me ty. Ajo ma tha edhe mua. Më beso që nuk ka aspak lidhje me Sabianin

Kiara: E paska me ty?! E ka sepse Sabi kur hapi derën i tha “me mend në kokë”. Nuk e ka me ty Luiz, nuk është kjo arsyeja. Arsyeja është vetëm babai i saj. Aq sa i ka bërë mirë ardhja e Sabit, aq edhe i ka ndikuar, se është edhe në një moshë shumë të vogël.

Në fakt, ditët e fundit është vënë re një distancim mes dyshes, gjë e cila mund të ketë ardhur si nga prania e Sabianit, i cili edhe pse u largua nga reality shoë, ka lënë “gjurmën” e vetë aty, por mund të ketë ardhur edhe si pasojë e dickaje tjetër.

 

Fraksion.com