“Më rri në distancë”, Kristi pyet Kiarën, Luizin dhe Dean për Keisin
Kristi është shqetësuar për mënyrën se si Keisi u distancua menjëherë nga ai. Ai e pyeti Kiarën nëse Keisi i kishte thënë ndonjë gjë asaj, për këtë distancimin.
Kiara u shpreh se pak para se Sabiani të dilte, i tha Keisit që të luajë me mend në kokë, duke nënkuptuar sipas saj, që të puthet me pak dhe të shfaqë më pak emocion.
Kristi tha se e kupton deri diku situatën, pasi nëse Sabiani e kritikon atë për diçka, ajo mërzitet për shkak të lidhjes së fortë që ka me të atin.
Bisedës mes Kiarës dhe Kristit iu bashkua edhe Luizi me Dean. Të pyetur nga Kristi që përse është distancuar Keisi nga ai, Luizi tha se ndoshta e ka për shkak të debatit që pati me të.
Ndërsa Dea u shpreh se ajo është ngarkuar nga ikja e Sabianit, por edhe për shkak se Kristi ndodhet në nominim të fortë këtë javë.
Fraksion.com