Koreja e Veriut lëshon raketë balistike para takimit Kore e Jugut-Japoni
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë të enjten, vetëm disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut të shkonte në Tokio për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë ku pritet të diskutohet mbi mënyrat për t’u kundërpërgjigjur ndaj Veriut.
Koreja e Veriut ka hedhur raketa të shumta këtë javë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë stërvitjet të përbashkëta ushtarake që Pheniani i dënon si veprime armiqësore.
Në një deklaratë të enjten, ushtria koreano-jugore tha se Veriu kishte lëshuar të paktën një lloj rakete balistike të panjohur në brigjet e tij lindore.
Edhe qeveria japoneze konfirmoi hedhjen e raketës dhe roja bregdetare e Japonisë vlerësoi se ajo mund të ishte një armë me rreze të gjatë veprimi si raketat balistike ndërkontinentale.
Presidenti koreano-jugor Yoon Suk Yeol do të shkojë në Japoni për takimin e parë të këtij niveli me kryeministrin Fumio Kishida në më shumë se një dekadë, pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer mosmarrëveshjet historike, politike dhe ekonomike në emër të një bashkëpunimi më të mirë për t’iu kundërpërgjigjur Koresë së Veriut dhe sfidave të tjera.
Si pjesë e përpjekjeve, dy aleatët e SHBA-së kanë rënë dakord të ndajnë informacione në kohë reale të hedhjes së raketave nga Koreja e Veriut dhe janë angazhuar të thellojnë më tej bashkëpunimin ushtarak.
Fraksion.com