AktualitetPolitikëTë fundit

Borell: Rama më garantoi se nuk do të vazhdohet më tej me skemën e pasaportave të arta

Bashkimi Europian ka kritikuar vazhdimisht skemën e pasaportave të arta që ndjekin disa vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.

Pas takimit që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, zhvilloi këtë të enjte me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, në mbledhjen e Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit, ai deklaroi për mediat se skema nuk do të vazhdojë.

Borell tha se Rama i ka garantuar që “nuk do të vazhdohet më tej me skemën e pasaportave të arta”.

 

Fraksion.com