Ushtria ruse po përdor municione të vjetëruara për shkak të mungesave
Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia po përdor predha të vjetruara në luftën kundër Ukrainës, sipas një përditësimi të shërbimeve sekrete britanike.
”Municioni ishte konsideruar më parë i papërdorshëm”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj rutinë.
“Në javët e fundit, mungesa e municioneve të artilerisë ruse ka të ngjarë të përkeqësohet deri në atë masë sa që racionimi jashtëzakonisht i madh i predhave është në fuqi në shumë pjesë të frontit”, tha Londra.
“Kjo pothuajse me siguri ka qenë një arsye kryesore pse asnjë formacion rus nuk ka qenë në gjendje kohët e fundit të gjenerojë veprime sulmuese të rëndësishme operacionale”, shtoi ajo.
”Industria ruse e mbrojtjes po merr gjithnjë e më shumë tiparet e një ekonomie komanduese”, tha përditësimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
”Udhëheqja në Moskë e ka pranuar se industria është një pikë e dobët thelbësore në luftën gjithnjë e më anemike”, theksoi ai.
Fraksion.com