Tentoi të vriste një person 3 vjet më parë, policia kap 29-vjeçarin në Shkodër
Brisel Kurtmetaj ka rënë në prangat e policisë si i shpallur në kërkim në vitin 2020 për tentativë vrasjeje.
29-vjeçari qëlloi me armë zjarri drejt një personi pas një konflikti të çastit, por plagosi një kalimtar të çastit.
Ai akuzohet për tentativë vrasje, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com