AktualitetTë fundit

Peleshi në takimin e 10-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën: Vijojmë ndihmën

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd J. Austin III.

Peleshi u shpreh në rrjetet sociale se në takim, mes 54 vendeve aleate të koalicionit u vlerësua qëndresa e popullit dhe qeverisë ukrainase, duke mbështetur fort përpjekjet për të mbrojtur territoret e rimarra dhe çlirimin e atyre që janë ende nën pushtimin rus.

“Në unitet me partnerët tanë, për të vijuar ndihmën në emër të lirisë dhe të drejtës së jetës në Ukrainë”, u shpreh Peleshi.

Ukraina ndodhet në luftë që prej 24 shkurtit të kaluar, kur u sulmua nga Rusia.

 

Fraksion.com