AktualitetPolitikëTë fundit

Ankimimi i vendimit të Celibashit, KAS hedh shortin, caktohet relatori i çështjes

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh sot shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike.

Relator i çështjes për ankimimin e Partisë Demokratike u caktua Koli Bele.

Ditën e djeshme, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Pas vendimit të KQZ për mosregjistrim, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).

Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit, atëherë PD ka të drejtë që brenda 5 ditëve t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Kujtojmë se Koli Bele ishte relator edhe në ankimimin e parë që PD kishte bërë në KAS për vendimin e PD-së, por që çështja u rikthye sërish tek kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Në seancën e zhvilluar një ditë më parë, Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

 

Fraksion.com