15 vite nga “Gërdeci”, humbën jetën 26 persona, në GJKKO po gjykohet Mediu
15 vite më parë, në 15 mars, 26 persona humbi jetën në një nga ngjarjen më tragjike në vend, si pasojë e shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec.
300 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi që shkatërroi banesat në zonë.
Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes gjatë kohës kur shpërtheu fabrika e municioneve në Gërdec, do të dalë para gjykatës anti-korrupsion për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me ushtarakë komandues.
Hetimet për ngjarjen e rëndë janë zvarritur dhe vetëm një dekadë e gjysmë më pas, SPAK ka dorëzuar dosjen në gjykatën anti korrupsion për Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes gjatë kohës kur ndodhi shpërthimi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me ushtarakë komandues.
SPAK gjykimin e tij pasi dyshon se ish-ministri bashkëpunoi me zyrtarë të tjerë duke nxjerrë akte nënligjore që dëmtuan shtetin në favor të kompanive SAC dhe Albademil, që të dyja të nënkontraktuara për demontimin e municioneve në Gërdec.
Më herët, gjykata në këtë pikë ka shpallur fajtorë është ish-zyrtarë të tjerë, nëpunës dhe ish-ushtarakë.
SPAK, po ashtu ka deklaruar se ka kryer verifikime mbi procedurën e shitjes së municioneve luftarake nga ministria e mbrojtjes dhe Meico tek shoqëritë e huaja Evdin me seli në Qipro dhe ‘AEY ” me seli në Florida.
Më herët në SPAK janë pyetur një sërë zyrtarësh, dhe jo vetëm, midis tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Veçimi i dosjes për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në Gërdecin e hapur ende pritet të hedhë dritë mbi personazhe të tjerë ende të pa marrë nën hetim.
Fraksion.com