AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Rritja e pagës mesatare në prill, për të riekuilibruar piramidën e pagave

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se krahas pagës minimale, në muajin prill do të ketë rritje edhe të pagave të tjera për të riekuilibruar piramidën e pagave.

Sipas Kryeministrit Rama brenda këtij mandate qeverisës, paga minimale do të hskojë në 45 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që ishte në vitin 2013.

“E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Europën”, u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë, vuri në dukje Rama, kjo rritje përtej parashikimeve të pagës minimale imponon edhe rritjen e pagës mesatare për të riekuilibruar piramidën e pagave, çka do të bëhet njëkohësisht në muajin prill.

“Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë, jo në dëshirat tona (asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë). Çdo rritje artificiale e saj sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit”, u shpreh Rama.

 

Fraksion.com