AktualitetPolitikëTë fundit

“PD e vërtetë është ajo ku aderon anëtarësia”; Përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës pas vendimit të KQZ: Kërkojmë zbardhjen e vendimit

Ledio Nurja, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës, ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të marrë nga KQZ për mos regjistrimin e grupimit të Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Vula simbolet dhe PD janë në dorën e anëtarësisë. PD e vërtetë është ajo ku aderon anëtarësia e saj pres 32 vitesh me kryetar Berishën. Kemi kërkuar vendimi i sotëm të zbardhet që të kemi ankimim në KAS”, ka deklaruar ai.

Ledio Nuraj gjithashtu i ka kërkuar KQZ që të regjistrohet PD e Berishes për zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se KAS ka thënë që Celibashi nuk ka marrë një vendim për kërkesën e Berishës.

“Në lidhje me kërkesën me kryetar Sali Berishën do të kërkonim regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit. Ju vendosët 48 orë për plotësim dokumentacioni. KAS arsyetoi që ka qenë vendim i ndërmjetëm i Komisionerit në lidhje me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike apo jo. Unë mbaj qëndrim që nuk kemi çfarë dokumentacioni të plotësojmë. Ne kemi dërguar dokumentacionin në përputhje me Kodin Zgjedhor”, tha Nuraj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com