AktualitetOp-EdTë fundit

Kunja dhe debate në “Prime”, kriset marrëdhënia mes Oltës dhe Deas

Olta dhe Deamishel patën një debat të ashpër që në nisje të kësaj jave e u ashpërsua më shumë mbrëmjen e sotme. Olta tha se Deamishelin e ka trembur nominimi, prandaj ajo hedh “kunja” për të.

Dea u shpreh se pas hyrjes së banorëve të rinj, Olta kishte vendosur një “mur” e së bashku me Qetsorin, nisën ngacmimet ndaj saj. Më pas, Olta u shpreh se Dea ndikohet nga Luizi, deklaratë e cila nxiti më tej debatin.

Biseda:

Deamishel: Me ardhjen e banorëve të rinj ,Olta u afrua më tepër me Qetsorin. Unë vura re që ata të dy më vendosën një “mur” dhe nisën me ngacmime të dy. Të dy ata ndjenë nevojën të më thonin që më kishin nominuar.

Olta: Nominimin ta tha Luizi, e pe edhe te klipi.

Deamishel: Ata më thanë që mua më përdor Luizi. Ky është argument i dobët. Ai më puth mua që t’ju ndezë ju dhe t’ju bëjë të mendoni që mes nesh ka një aleancë. Të lumtë goja që më ke nominuar. Mbaje sekret ore, pse duhet të ma thuash? Kishte gjithë ditën që më ngacmojë me batuta banale. Të thash dhe dje, kur kërkon debate me mua, krijo baza më të forta. Olta afrohet e largohet, sa herë ka nevojë për forcojë lojën e saj.

Olta: Ti je e ndikuar nga Luizi, pasi ti ju riktheve një debati që ishte i shkuar. Përmende debatin mes Nitës dhe Shpatit. Shpati është pjesë e së shkuarës, është jashtë tani.

Deamishel: Ti hedh fjalë, kunja e ngacmime sepse do vëmendje. Mos më thuaj mua, që dua të kap “Prime”.

Olta: Deamishel nuk është lojtare e fortë. Është vajzë e mençur, por ka qenë protagoniste për shkak të ngacmimeve këtu brenda.

Deamishel: Po kur nuk ka patur djem këtu brenda. Po pse më jepni kaq shumë vëmendje moj?

Arbër: Kur nuk e konsideron lojtare të fortë, pse e nominon?

Olta: Nuk më pëlqen loja që ajo e bën.

Arbër: Po ti ke hyrë për të fituar, jo për të pëlqyer njerëzit. Në nominim dërgohen lojtarët e fortë, jo të dobëtit.

Olta: Unë vazhdoj të mendoj që Shpati është jashtë shtëpisë për shkak të Dea.

Arbër: Ti e shikon Dean si lojtare të fortë. Nuk dukesh bukur fare kur i përmend flirtimet Deas.

Olta: Unë ja thash në mënyrë shumë të kujdesshme. Unë merrem me tekstin, jo me nëntekste.

 

Fraksion.com