KQZ vendosi mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje, Sefa: Vendimet e komisionerit janë politike, ai e di kujt i shërben
Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike, menjëherë pas vendimit të KQZ-së për mos regjistrim të PD-së në zgjedhje, ka dhënë deklaratë për mediat ku ka komentuar këtë vendim.
Ai tha se ky vendim është tërësisht politik dhe se kryekomisioneri Celibashi e di shumë mirë kujt i shërben. Sipas tij vendimi tashhmë do të ankimohet në KAS.
“Komisioneri për më shumë se 8 ditë tanimë mban pezull shqyrtimin e kërkesës së PD-së, ka shtyrë kërkesën qëllimisht, KAS ishte I qartë. E bën këtë për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, favorin e di vetë ai, një pjesë e politikës kanë 30 vite që qeverisin bashkë dhe komisioneri e di fare mirë se kujt I shërben. Komisioneri i la PD-së 48 orë afat, që në datën 11 kishte detyrim të mblidhte PD-në në seancë publike dhe të shqyrtonte kërkesat. Është bërë qëllimisht që komisioneri të dilte me vendimmarje. Unë I thashë në mënyrë të përsëritur vendimmarrjet dhe kërkesat ti veçonte, në mënyrë që të bëhej pengesë në regjistrimin dhe kjo është në dëm të PD-së, të gjitha veprimet e komisionerit janë politike që nuk i shërbejnë procesit.”- tha Sefa.
Fraksion.com