Kiara “i vë kushte” Luizit: Ik vish diçka më dinjitoze, je me mua
Pas dy ditësh shumë të tensionuar mes çiftit Luizi- Kiara duket se moderatorja ende nuk po gjen gjuhën e përbashkët me partnerin. Zënkat dhe mosmarreveshjet e tyre janë shpeshtuar edhe më shumë për gjërat më të vogla.
Teksa ishin duke pritur komentet e fansave të tyre, Kiara i ka kërkuar Luizit të veshë rroba më të mira sepse ai është i dashuri i saj. Luizi duket se nuk u ndikua nga fjalët e Kiarës, pasi nuk u ndërrua.
Pjesë nga Biseda:
Kiara: S’ke të veshësh një gjë dinjitoze?
Luizi: Tani se të erdhën rrobat ty, mua nuk më erdhën
Kiara: Po shko vish ato që ke, pak rroba ke ti
Luizi: Shumë kam
Kiara: Na bën sikur s’ke rroba
Luizi: Jam lakuriq komplet
Kiara: A je me mua? Apo..
Luizi: Jam me ty, jemi bashkë
Kiara: Bashkë jemi po shko kurohu
Luizi: Deri kur jemi bashkë
Kiara: Deri në finale
Luizi: Pse për lojë je duke më shfrytëzuar ti mua
Kiara: Po
Fraksion.com