“Do ta heq kokën e vajzës”, Fisnik Syla reagon pas deklaratave të Fjolla Morinës
Prej disa ditësh, këngëtarja Fjolla Morina ka tronditur rrjetin me deklaratat e saj shokuese për ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën. Ajo tregoi hapur se ka pasur kërcënime ndaj saj dhe vajzës, madje kërkoi edhe ndihmën e shtetit.
Sot Fisnik Syla në një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live” komentoi deklaratat e Fjollës. Ai i konsideron gënjeshtra deklaratat e saj, të cilat i quan shfaqje teatrale tragjikomike me regji të dobët.
“Shfaqje teatrale tragjikomike me një regji të dobët, nëse e vini re paraqitjen para dy ditëve në rrjete sociale në Instagram kur e nisi rrëfimin me muzikë dhe përfundoi duke qarë që gjoja jeta e vajzës së saj është në rrezik. Ajo është skenariste, regjisore dhe aktore vetë. Si mundesh me fut me zor armën kur kanë qenë 30 policë, kur ka kamera dhe është nën mbikëqyrje. Unë nuk e dija që Fjolla kishte armë me vete, është gjetur nga policia, e ka pranu fajin e vet, unë kam dalë i pafajshëm. E kemi bo aty martesën në Maldives, i ka hedhur me dëshirë ato foto, video. Nuk përputhet çfarë ka thënë në rrjete sociale dhe tek emisioni juaj. Ajo ka thënë se e kam marrë me dhunë në Kosovë dhe Maldives, është shumë qesharake dhe përralla për fëmijë, shpif pa asnjë bazë dhe jo vetëm mua por edhe me të tjerë”, është shprehur Fisniku.
Çfarë ka ndodhur mes tyre?
Fjolla Morina ka akuzuar se Fisniku ia ka vendosur armën në çantë, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2020. Këngëtarja u arrestua nga policia pasi i zbuluan armën, tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Fjolla, nënë e dy vajzave po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e në atë kohë, tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj, duke marrë fajin përsipër. Ajo u dënua e madje u mbajt në ‘arrest shtëpie’ për disa muaj.
Fraksion.com