Celibashi: PD duhet të marrë të marrë pjesë në zgjedhje, por jo në kurriz të ligjit
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se “e kuptoj shumë mirë faktin që partia më e madhe e opozitës duhet të marrë pjesë në zgjedhje, por jo me çdo çmim sidomos në kurriz të shkeljes së ligjit”.
Në një deklaratë për mediet pas vendimit për mospranimin e kërkesës për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, Celibashi tha se “nuk e di se çfarë ka ndodhur më përpara dhe sa e kanë shkelur syrin të tjerët që kanë qenë në këtë detyrë. Ky rast nuk lë vend për interpretim. Qëndron edhe ajo që ju thatë që kam pasur të gjithë vullnetin dhe e kam kuptuar shumë mirë rëndësinë e kësaj çështjeje”.
“Që të kuptoni sa e rëndësishme është kjo po jap një të dhënë. Të gjitha partite politike që janë regjistruar deri tani, deklarata është nënshkruar nga kryetari i partisë edhe në ato raste kur kryetari ka autorizuar persona të tretë për të paraqitur dokumentacionin për regjistrim”, tha Celibashi.
Celibashi u shpreh se “ky dokument mund të nënshkruhet edhe nga një person i autorizuar. Zgjedhja ime si komisioner ka ardhur si rezultat i dakordësisë i partisë që qeveris, opozitës, pra PD dhe LSI në atë kohë. Nëse nuk do ishte ky konsensus nuk do kisha ardhur në këtë detyrë”.
Fraksion.com