AktualitetPolitikëTë fundit

Akuzat e Bardhit, reagon Celibashi: Nuk jam i shantazhueshëm, gjuhë e patolerueshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot lidhur me vendimin e KQZ-së për të mos regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një postim në rrjetet sociale Bardhi tha se “asnjë njeri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt”.

“Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, theksoi Bardhi.

Ndërsa Komisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi një bashkëbisedim me mediet pas vendimit për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit tha se “në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që  Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur është e patolerueshme”.

 

Fraksion.com