Veliaj: Faleminderit kryeministrit për mbështetjen dhe për gjithë energjinë
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për punën e bërë në Tiranë dhe për optimizmin e pashërueshëm, siç e cilësoi ai.
Duke folur në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës, Rama tha se, bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë.
“Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë. Nuk dua të zgjatem më shumë, ju falënderoj shumë për mundësinë. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontributin e tyre në këto që pamë dhe natyrisht përgëzoj dhe Erionin për drejtimin, për punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, tha Rama.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj falënderoi kreun e qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e vendit.
“Shumë faleminderit Edi Ramës për mbështetjen dhe për gjithë energjinë e pafundme për të ecur përpara”, tha Veliaj.
Fraksion.com