Rama: Bizneset private të reflektojnë, të risin pagat për punonjësit, të deklarohen të plota! Të frenojmë largimet
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm prezantimin e strategjisë për bashkinë e Tiranës. Rama u ndal në diskutimet për çështjen e pagave. Rama tha se ka ardhur koha që të ketë një bashkëpunim më të madh mes qeverisë dhe bizneseve private s ai takon kësaj çështje. Sipas, Ramës qeveria ka bërë të pamundurën për rritjen e pagave dhe ka dalë edhe jashtë programit që kishin paraqitur për këtë mandat, duke i rritur pagat minimale me 40 mijë lekë. Por gjendur përballë emigracionit, Rama thotë se ka ardhur koha që të reflektojnë edhe bizneset private të cilat duhet të paguajnë më shumë punëtorët e tyre.
Rama u bëri thirrje që të deklarojnë pagat e plota dhe jo një pjesë të pagës t’ua japin punonjësve në dorë, ndërsa pjesën tjetër në bankë. Ndërkohë, sipas kreu të qeverisë nuk duhet të ketë nënpagesë për punonjësit në raport me punën që ata kryejnë.
“Besoj se është momenti më kritik në historinë e këtyre transformimeve pas daljes në rrugën e lirisë dhe të ekonomisë së tregut që të gjitha palët të bëhen bashkë. Me palë nuk kam parasysh palët politike, se bërja bashkë e tyre është mision i pamundur, dhe është jo vetëm energji e humbur por edhe kohë e humbur. Kam parasysh si palë këtu edhe në radhë të parë të gjithë sipërmarrjen,. Jemi në një fazë ku duhet ët synojmë më këmbëngulje dhe kuroajo rritjen e vazhdueshme të pagave. Jemi në një fazë kur duhet ta konsiderojmë këtë dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm. Kjo është shumë më e lehtë ta thuash se sa ta bësh. Është më e vështira nga të tëra, se kjo është ajo që na ballafaqon më egërsisht në mënyrë të pashmangshme mes dëshirës dhe mundësive. Nga ana tjetër nuk është e pamundur që të bëjmë më shumë hap pas hapi dhe të synojmë me patjetër që njerëzit tanë në vendin tonë, qofshin ata në sektorin publik apo privat, të mos ndodhen të pavlerësuar, sfiduar ditë-natë nga mundi i pashpërblyer dhe nga stresi i tundimit për t’u larguar. Ne nuk hyjmë dot në konkurrencë as me Gjermaninë apo vendet e tjera të destinacionit të atyre që largohen kur vjen puna tek shpërblimi i fundit të muajit. Ne kemi detyrën dhe mundësinë që të hyjmë në një ndërveprim shumë të hapur mes të gjitha palëve për të garantuar që njerëzit në të gjitha fushat e jetës të marrin atë që është maksimumi i mundshëm i këtij vendi. Sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë, sepse duke shtrënguar dorën më shumë se çduhet dhe në vijimësi dhe duke i lënë gjithmonë të fundit ata që në fakt janë të parët fare, pagat për të punësuarit e vet, faktikisht i ka hapur vetes një gropë që nëse nuk nxiton ta mbyllim sot, do bëhet e pambyllshme edhe për disa vite, një gropë që vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor. Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë t’i japë një pjesë të pagës përmes bankës, një pjesë nën dorë, ti nënpaguajë punonjësit më raport me atë që është produktiviteti i vet”, tha Rama.
Fraksion.com