NATO do të rimbushë rezervat e municioneve, aryeja pse po rrit prodhimin
Nga Mimoza Golikja
Duke mbërritur në një takim të ministrave të Mbrojtjes të BE-së javën e kaluar (8 mars 2023), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nënvizoi rëndësinë e forcimit të rezervave të municioneve dhe të më shumë prokurimeve të përbashkëta në mënyrë që të vazhdohet mbështetja për Ukrainën. Ai vuri në dukje se aleatët e NATO-s i kanë ofruar Ukrainës mbështetje me vlerë rreth 150 miliardë euro gjatë vitit të kaluar, nga të cilat 65 miliardë euro kanë qenë mbështetje ushtarake. Ai tha se bashkëpunimi NATO-BE vazhdon të jetë jetik në mbështetjen e Ukrainës dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.
Sekretari i Përgjithshëmu tha gazetarëve në një konferencë shtypi se pranimi i të dy vendeve, Finlandës dhe Suedisë në NATO është një përparësi kryesore dhe se për këtë po bëhet përparim.
NATO ofron më shumë mbështetje për Ukrainën, Rusia nuk duhet nënvlerësuar
Ky takim vjen “në një moment kritik për sigurinë tonë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në deklaratën e tijpër mediat përpara takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian me ministrat e Mbrojtjes. Lufta e agresionit të Rusisëvazhdon të zhvillohet kundër Ukrainës dhe gjatë javëve dhe muajve të fundit, kemi parë luftime të ashpra brenda dhe rreth Bakhmutit, por ajo që po shohim tashmë është se Rusia po sulmon me më shumë trupa dheme më shumë forca dhe “ajo që asaj i mungon në cilësi, ata po përpiqen të plotësojnë në sasi”. Rusia ka pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, “nuk mund të përjashtojmë që Bakhmut të bjerë përfundimisht në ditët në vijim”, tha Sekretari i Përgjithshëm, teksa foli mbi betejën e ashpër në Bakhmut. Por është gjithashtu e rëndësishme të theksohet tha ai se megjithatë kjo nuk pasqyron domosdoshmërisht ndonjë pikë kthese të luftës, por thjesht thekson se ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë.“Ne duhet të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën”. Aleatët e NATO-s e kanë mbështetur gjatë vitit të kaluar Ukrainën me mbështetje ushtarake, financiare dhe ekonomike me vlerë rreth 150 miliardë euro, nga të cilat 65 miliardë euro janë mbështetje ushtarake.Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të rritur prodhimin e municioneve, çështje që aleatët e NATO-s e kanë trajtuar prej disa kohësh, por megjithatë duhen udhëzime të reja, kërkesa të reja për rezervat e municioneve, duke siguruar që NATO dhe BE së bashkutë mund të plotësojmë rezervat e tyre tona, por gjithashtu të vazhdojnë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën.Ndërkohë aleatët e NATO-s kanë nënshkruar kontrata me industrinë e mbrojtjes për të rritur prodhimin duke pasur parasysh “sinjalet afatgjata të kërkesës” dhe disa aleatë të NATO-s gjithashtu, kanë hyrë në projekte të përbashkëta ose prokurime të llojeve të ndryshme municionesh, por edhenë projektepër magazinimin e municioneve.Takimi i ministrave tëMbrojtjes të BE-së e diskutoi këtë çështje, si një ndër çështjet më me rëndësi, si dhe të gjitha sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes. Por mbi të gjitha “ajo që kemi parë gjatë gjithë luftës në Ukrainë është se si NATO dhe BE qëndrojnë së bashku, plotësojnë njëri-tjetrin dhe punojnë së bashku për të mbrojtur vlerat tona.” , tha shefi i NATO-s.
Prodhimi i municioneve dhe rritja e rezervave të NATO-s
NATO ka paralajmëruar vazhdimisht se mbështetja e Aleancës për Ukrainën kërkon rritjen e kapaciteteve prodhuesepërprodhimin e armëve dhe municioneve në mënyrë që të dërgohet më shumë municion në fushën e betejës. Pasi kjo tani “është një luftë rrënimi, është një betejë logjistike”, ka theksuarSekretari i Përgjithshëm.Ai tha se NATO ka reduktuar rezervat e saj të municioneve për t’ia dhënë Ukrainës dhe se nga ana tjetër “përdorimi i municioneve në Ukrainë është më i lartë se prodhimi i tyre”, gjë që nuk është një “situatë e qëndrueshme në një perspektivë afatgjatë”. Bëhet fjalë për marrjen e furnizimeve, municioneve, karburantit në vijën e frontit te ushtarët, specifikoi shefi i NATO-s. “Kjo ishte e qartë gjatë gjithë vjeshtës së kaluar dhe kjo është arsyeja pse NATO rriti përpjekjet e saj për të punuar me industrinë dhe për të rritur prodhimin, si dhe pse ne filluam punën për zhvillimin e kërkesave të reja për rezervat, si pjesë e atij procesi të planifikimit të mbrojtjes së NATO-s, objektivat tona të aftësisë.”. Aleatët e NATO-s tashmë kanë nënshkruar kontrata, të cilat kanë mundësuar rritjen e prodhimit.Ka masa të mëtejshme nga BE-ja të cilat do të forcojnë procesin për të marrë më shumë municion dhe vendet hyjnë në të ashtuquajturën procedurë të përbashkët të prokurimit. Kjo është një praktikë të cilën NATO e ka bërë për shumë vite dhe do të vazhdojë gjithashtu ta bëjë, pasi “ka një kërkesë të madhe atje (Ukrainë)”. Shkalla aktuale e konsumit në krahasim me shkallën aktuale të prodhimit të municioneve nuk është e qëndrueshme prandaj NATO dhe BE kërkojnë të rrisin prodhimin nëpërmjet projekteve të përbashkëta për të siguruar sa më shumë municion për artilerinë, municione për sistemet e mbrojtjes ajrore,si infrastrukturë më të mirë,depo për municionet. “Kjo është diçka për të cilën po punojmë. Ne kemi parë hapa të rëndësishëm tashmë të ndërmarrë, por duhet të bëjmë më shumë, sepse ne duhet të sigurojmë që Ukraina të marrë municionet që i nevojiten për t’u mbrojtur kundër agresionit të luftës të Rusisë. Ne duhet të rimbushim rezervat tona sepse deri më tani, mbështetja jonë për Ukrainën ka ardhur kryesisht nga varfërimi i rezervave të NATO-s. Sigurisht, në planin afatgjatë, kjo nuk është e qëndrueshme”. Kjo është dhe arsyeja pse NATO filloi të punojë për rritjen e prodhimit.
Sulmi mbi Nord Stream nuk erdhi nga Ukraina, mbrojtja e infrastrukturës kritike
Sipas disa mediave gjurmët e atentatit ndaj tubacionit Nord Stream 2 të ndodhur vitin e kaluar, të çojnë tek një grup proukrainas i cili mund të ketë sulmuar gazsjellësin. Por ashtu si Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk e konfirmoi këtë raport. Jens Stoltenberg tha seajo që ne dimë është se “ka pasur një sulm kundër tubacioneve Nord Stream, një akt sabotimi, por ne nuk kemi qenë në gjendje të përcaktojmë se kush ishte pas sulmit”. Ende ka hetime kombëtare në vazhdim, tha ai, por nuk duhen bërë spekulime dhe është e drejtë të presim derisa ato hetime të finalizohen “përpara se të themi diçka më shumë se kush ishte pas sulmit”. Por nga ana tjetër ajo që dihet dhe që mund të thuhet me siguri është se këto sulme tregojnë cenueshmërinë e infrastrukturës thelbësore dhe tregojnë rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës kritike nënujore, sepse ka mijëra kilometra tubacione gazi, tubacione nafte, rrjete energjetike dhe gjithashtu, të gjitha kabllot e internetit. E gjithë kjo infrastrukturë është kritike për shoqëritë tona. Megjithëse NATO e ka trajtuar këtë për shumë vite më parë,pas sulmeve kundër tubacioneve Nord Stream, ajo thotë se ka rritur mbrojtjen. NATO ka krijuar një njësi të veçantë në selinë e NATO-s, për të bashkërenduar masat dhe për të koordinuar përpjekjet midis aleatëve të saj, për të ndarë më shumë informacion, ndërmjet shteteve anëtare dhe industrisë private, që shpesh zotërojnë këtë infrastrukturë dhe “për të bërë më shumë për të minimizuar rrezikun dhe për të rritur mbrojtjen e infrastrukturës kritike nënujore”, tha Stoltenberg.“Aleanca për shumë vite ka pasur në vëmendje sigurinë e infrastrukturës të saj, por pas sulmeve në Detin Baltik, ajo ka dyfishuar praninë e saj ushtarake sinë Detin e Veriut edhe në Detin Baltik. Ne kemi rritur gjithashtu bashkëpunimin midis vendeve të NATO-s për të shkëmbyer informacion dhe për të forcuar gatishmërinë për të ndaluar më mirë sulme të tilla në të ardhmen.”.
Koha për të mirëpritur Finlandën dhe Suedinë si aleatë të NATO-s
“Ka ardhur koha për të mirëpritur Suedinë dhe Finlandën në NATO”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në vizitën e tij së fundmi në Finlandë. Të njëjtën gjë përsëriti gjithashtu edhe më pas në vizitën e tij në Stokholm, javën e kaluar, “pranimi i të dy vendeve “është një përparësi kryesore dhe ne po bëjmë përparim”, tha ai.
Ndërkohë Parlamenti hungarez ka njoftuar për fillimin e diskutimeve për ratifikimin,pritet“që procesi të përfundojë së shpejti”.NATO beson fort se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do ta bëjë Aleancën më të fortë,me forca shumë të afta, me një industri të avancuar të mbrojtjes, si dhe vite përvojë trajnimi dhe operimi së bashku me aleatët. Aplikimet e Suedisë dhe Finlandës gjithashtu kanë forcuar sigurinë e këtyre vendeve dhe “është e paimagjinueshme që NATO të mos vepronte nëse kjo sigurikërcënohej”. Dhe krahas kësaj, NATO paralajmëron se presidenti Putin po përgatitet për sulme të reja kundër Ukrainës. Stoltenberg u tha gazetarëve në Stokolm se ka një “nevojë urgjente” për të rritur mbështetjen për Ukrainën. Lufta e Presidentit Putin kundër Ukrainës vazhdon dhe ai “nuk po përgatitet për paqe, ai po përgatitet për më shumë luftë”.Edhe nisja e ofensivave të reja, mobilizimi i më shumë forcave, flet qartë për këtë, por dhe Rusia po i drejtohet regjimeve të tjera autoritare me kërkesa për më shumë armë.Nevoja urgjente për të rritur mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, është “për hir të Ukrainës dhe gjithashtu për sigurinë tonë”, tha shefi i NATO-s, teksa fliste pë rritjen e prodhimit të municioneve.Prandaj tha ai e mirëpret ndihmën e konsiderueshme financiare, humanitare dhe ushtarake që Suedia po i ofron Ukrainës. Kjo ndihmë përfshin stërvitje, municion artilerie dhe së shpejti, tanke kryesore të betejës. “Suedia po luan gjithashtu një rol udhëheqës përmes Presidencës të saj në BE, në koordinimin emë shumë mbështetje për Ukrainën dhe më shumë sanksione ndaj Rusisë.”.
Integrimi i Finlandës dhe Suedisë prioritet kryesor, çfarë solli takimi i zyrtarëve të lartë në Bruksel
NATO është e bashkuar dhe Aleanca e saj së shpejti do të jetë më e madhe pas finalizimit të pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ky është një prioritet kryesor për Aleancën, por Turqia nga ana e saj“ka shqetësime legjitime” për sigurinë, ndërkohë që asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar “aq shumë sulme terroriste”. Suedia nga ana e saj ka njoftuar seka rritur luftën kundër terrorizmit, përfshirë PKK-në, duke futur legjislacionin e ri për terrorizmin dhe duke forcuar bashkëpunimin kundër terrorizmit me Ankaranë.“Suedia po siguron që nuk ka kufizime në eksportet e armëve në Turqi dhe Suedia ka përmbushur angazhimet e saj sipas Memorandumit Trepalësh”, prandaj ka ardhur koha për të finalizuar procesin e ratifikimit, thotë lidershipi i NATO-s.
Mbi këtë bazëSekretari i Përgjithshëm mblodhi në Bruksel, (të enjte më 9 mars) përfaqësues nga qeveritë e Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, palët në Mekanizmin e Përhershëm të Përbashkët të krijuar nga Memorandumi Trepalësh i nënshkruar në Madrid në margjinat e Samitit të NATO-s 2022. Ky ishte takimi i tretë i tillë i Mekanizmit të Përbashkët të Përhershëm që nga krijimi i tij vitin e kaluar.
Jens Stoltenberg, i cili hapi takimin, vuri theksin se “Finlanda dhe Suedia kanë ndërmarrë hapa të paprecedentë për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë turke. Tani është koha që të gjithë aleatët të përfundojnë procesin e ratifikimit dhe të mirëpresin Finlandën dhe Suedinë si anëtarë të plotë të Aleancës përpara Samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius”. Nga ana tjetër përfaqësuesit e Turqisë, Finlandës dhe Suedisë diskutuan hapat konkretë që janë ndërmarrë për zbatimin e Memorandumit Trepalësh. Dhe siç është rënë dakord në Memorandum, nuk ka kufizime për eksportin e armëve ndërmjet tyre; ata kanë përmirësuar ndjeshëm bashkëpunimin kundër terrorizmit; dhe Suedia është tani në procesin e shtrëngimit të legjislacionit kundër terrorizmit, përfshirë kundër PKK-së.
Të gjithë pjesëmarrësit përshëndetën progresin e arritur dhe ranë dakord se vendimi për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t’u bërë anëtarë të NATO-s është historik. Gjithashtu ata ranëdakordse ratifikimi i shpejtë si për Finlandën ashtu edhe për Suedinë do të ishte në interesin e të gjithëve dhe se anëtarësimi i tyre do të forcojë Aleancën.
Turqia, Finlanda dhe Suedia ranë dakord gjithashtu për vlerën afatgjatë të Mekanizmit të Përbashkët të Përhershëm në luftën kundër terrorizmit dhe ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë format dhe të takohen përsëri përpara Samitit të Vilniusit.
Kujtojmë se të gjithë aleatët e NATO-s, gjithashtu edhe Turqia, morën një vendim historik në Samitin e NATO-s qershorin e kaluar dhe të gjithë ranë dakord të ftonin Finlandën dhe Suedinë për t’u bërë aleatë të NATO-s. Që atëherë, Aleanca ka integruar Finlandën dhe Suedinë në strukturat civile dhe ushtarake të NATO-s. Suedia dhe Finlanda kanë një status krejtësisht të ndryshëm, duke qenë tani gjithnjë e më shumë pranë NATO-s. Disa aleatë të NATO-s dhanë gjithashtu garanci sigurie për Finlandën dhe Suedinë. NATO ka rritur praninë e saj në këtë rajon, gjë që do të thotë se ajo do të reagojë, (aktivizojë nenin 5) nëse do të ketë një kërcënim ushtarak kundër Finlandës dhe Suedisë. Pra, Finlanda dhe Suedia “janë në një pozitë shumë më të sigurt, shumë më të mirë tani sesa përpara se të aplikonin. “Kjo është e mirë për Finlandën dhe Suedinë, por është gjithashtu e mirë për NATO-n”.
Kujtojmë gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg u takua me Presidentin Erdogan disa javë më parë në Turqi në një takim pas tërmetit. “Unë isha atje për të shprehur ngushëllimet e mia pas tërmetit, por edhe për të diskutuar se si NATO mund të sigurojë mbështetje për Turqinë pas tërmetit. Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për anëtarësim dhe po bëjmë përparim”. Presidenti Erdogan ra dakord që të rifillojnë bisedimet dhe të ketë një takim me Finlandën, Suedinë dhe Turqinë në selinë e NATO-s (takimi i 9 marsit). Kjo në vetvete është një gjë e rëndësishme pas një periudhe të gjatë pa bisedime. Ky është një proces që Finlanda dhe Suedia të bëhen aleatet e NATO-s. “Ky është një prioritet kryesor. Ne do të vazhdojmë të integrojmë Finlandën Suedinë në Aleancën tonë”./Tema
Fraksion.com