AktualitetPolitikëTë fundit

Meta takon Berishën: Shumica e kryetarëve të bashkive do i përkasin opozitës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e grupit të Rithemelimit, Sali Berishën, në selinë e PD-së.

Pas takimit në një prononcim për mediat, Meta tha se, takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit tonë e të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim.

Ai theksoi se, shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

“Jemi në prag të fushatës dhe këto takime janë normale në kuadër të bashkëpunimit tonë dhe të kësaj aleance të jashtëzakonshme për ndryshim. Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha Meta.

 

Fraksion.com