AktualitetTë fundit

Mesazhi prekës: Mallkuar qofshin plumbat që zbrazën mbi trupin tënd! Qofsh e xhenetit mam!

Mbrëmjen  e së dielës, kryeqyteti u trondit nga një masakër ku dy motorë mësynë me kallashnikov drejt lokalit të Fatjon Muratit. Si pasojë e u vra 60-vjeçarja Mimoza Paja që punonte si banakiere në lokalin në fjalë dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre edhe mbesa e saj që dëshmoi të gjithë ngjarjen. Objektiv pretendohet të ketë qenë vetë Murati pasi para pak kohësh ishte liruar nga qelia. Prekës ka qenë mesazhi i djalit të Mimoza Pajës në rrjete sociale ku ka publikuar edhe foton e viktimës që mbeti e vrarë aksidentalisht nga atentati mafioz.

“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tënd qofsh e xhenetit mam.”-shkruan djali në rrjete sociale.

Burime për mediat bëjnë me dije se Mimoza Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen.

Kujtojmë se të plagosur mbetën; Shehat Murati, Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku,Genc Shohalli dhe mbesa e viktimës vetëm 10 vjeç e cila u prek nga disa cifla xhami.

Lokali në të cilin u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme në një atentat ishte në pronësi të Fatjon Muratiti. Sidoqoftë kjo bar-kafe së bashku me pasuritë e tjera të 32-vjeçarit janë nën sekuestro pas arrestimit të tij në tetor të vitit të kaluar. Ai u kap me një bazë armatimesh, çka u dha sinjale policisë se Murati ishte i përfshirë në masakrën me 3 të vrarë në Fushë-Krujë ku mes viktimave humbi jetën edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Marintaj.

 

Fraksion.com