Kremlini thotë se ka “element politizimi” në filmin fitues të Oskarit për Navalny
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se kishte “një element politizimi” në Navalny, filmi që fitoi Oskarin e këtij viti për filmin më të mirë dokumentar.
Në një konferencë me gazetarët, Peskov tha: “Edhe pse nuk e kam parë, guxoj të supozoj se këtu ka një element të caktuar të politizimit të temës. Hollywood gjithashtu ndonjëherë nuk e shmang temën e politizimit në punën e tij.
Filmi eksploron komplotin për të vrarë liderin e opozitës ruse dhe ish-kandidatin presidencial, Alexei Navalny, dhe fitoi Oscarin për filmin më të mirë dokumentar në Academy Awards të së dielës.
Drejtuar nga Daniel Roher dhe prezantuar nga CNN Films dhe HBO Max, Navalny përshkruan ngritjen e tij politike, tentativën e vrasjes dhe kërkimin për të zbuluar të vërtetën.
Një kritik i hapur i Kremlinit, Alexei Nalvany aktualisht po vuan një dënim nëntëvjeçar në një burg të sigurisë maksimale në lindje të Moskës.
Fraksion.com