Life StyleTë fundit

Kiara ‘lakmon’ finalen e ‘BBV’, shoku i saj i ngushtë ia ‘pret krahët’ para kohe

Miqtë janë suportuesit më të mëdhenj tanët, mirëpo kemi nevojë edhe për sinqeritet. Kështu ka bërë në këtë rast stilisti i njohur Niko Komani, i cili mendon se Kiara Tito nuk e arrin dot finalen e ‘Big Brother VIP Albania’. I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake up’ ai u shpreh se nuk mendon se Kiara do shkojë në finale mirëpo dëshiron që ajo të jetë në gjysëm finale.

“Të të gënjej të të them se nuk e shikoj në finale. Minimuni do doja ta shihja deri në gjysëm finale nëse nuk ecën në finale. Deri në gjysëm finale mendoj se duhet të jetë patjetër, pastaj finalja është sesa do luajë në lojën në vijim”.

Ai komentoi edhe ‘avantazhin’ e Kiarës në lojë, të cilën e mendon se është një ndihmesë. Niko tha se Kiara është një hap para banorëve, pasi është në dijeni të asaj që po ndodh jashtë me të.

“Në fillim e gjeta si disavantazh, kur mbaroi i gjithë prime mendova se ishte avantazh, se ajo nuk ka më se çfarë të mësojë nga jashtë. Nuk ka më pikëpyetje, ku kam gabuar. Pra, i pa të gjitha. Pati një mikro shok, se ishin zgjedhur vetëm artikujt më bombastikë, më pikantë dhe më të klikuar por mendoj se është e pastër fare. Është në avantazh. I ka bërë mirë, e ka shkundur dhe e ka parë mirë se çfarë po ndodh jashtë. Nuk i janë dashur shifra, apo se çfarë tha Niko, ajo mori rezymenë.

Deklarata e Nikos bie ndesh me atë ç’ka Kiara ka thënë brenda shtëpisë. Moderatorja disa herë është shprehur se e shikon veten në finale, krah konkurrrentëve të fortë të shtëpisë./iconstyle.al

 

Fraksion.com